|
- COMUNICATI-PERMESSI
DI SOGGIONO-

Ju informojme qe siti permban informacione te pjesshme sepse
eshte ne ndertim
HYRJA
DHE QENDRIMI
1.HYRJA
NE ITALI
Hyrja ne Itali, pervec rasteve te jashtezakonshme, mund te kryhet vetem
nepermjet pikave te kalimit kufitar te krijuara posacerisht, ku i huaji -
nese i
kerkohet – duhet te tregoje se ploteson kushtet e pergjithshme te
nevojshme dhe
vizen e hyrjes.
2.LEJA E QENDRIMIT
Leja e Qendrimit
eshte dokumenti qe autorizon te huajt qe hyjen rregullisht ne
Itali te qendrojne ne territorin
kombetar.
Leja e qendrimit i kerkohet
Kuestorit te vendit te destinimit –
Zyra e emigracionit vetem
per qytetin e Torinos
(via Ventimiglia 201,Torino nga
hena deri te premten 9.00-13.00) – brenda
8 ditesh pune nga data e hyrjes duke i bashkangjitur dokumentat qe
vijojne:
·
fotokopja e pjeses se brendshme te pashaportes dhe paraqitja e
vete
pashaportes (pasi ta kete pare,policia ia kthen te zotit);
·
viza e hyrjes,
·
tre fotografi me format tesere;
·
nje pulle takse me vlere prej 11.00 Euro;
·
nje vertetim te vendbanimit.
I huaji qe kerkon lejen e
qendrimit i nenshtrohet marrjes se shenjave te
gishterinjve.
Kohezgjatja e lejes se qendrimit
eshte ajo qe parashikohet nga viza e hyrjes
dhe varet nga arsyeja per te
cilen eshte leshuar viza.
Sidoqofte nuk mund te jete me
teper se:
·
3 muaj per vizita, turizem
, biznes;
·
9 muaj per pune sezonale;
·
1 vit per pune te varur me kohe te caktuar;
·
2 vjet per pune me kohe te pacaktuar,pune te pavarur,bashkim
familiar;
·
1 vit per studime ose kurse specializimi.
Leja e
qendrimit per arsye pune ka te njejten kohezgjatje si kontrata e qendrimit.
Humbja e
vendit te punes (qofte edhe per pushim nga puna) nuk shkakton per qytetarin
Jo
komunitar dhe per familjaret e tij qe qendrojne ligjerisht hubjen e lejes se
qendrimit.
Riperteritja
e lejes se qendrimit
i kerkohet ne dy kopje Kuestorit te provinces se
qendrimit,duke
i bashkangjitur dokumentat ne vijim :
Per
studentet
·
Lejen e qendrimit te
skaduar dhe fotokopjen e pashaportes;
·
3 fotografi me format
tesere;
·
Nje pulle takse me vlere prej 11.00 Euro;
·
Listen e provimeve te dhena deri ne ate moment, leshuar nga
sekretaria e fakultetit.
Per
te punesuarit
·
Lejen e qendrimit te
skaduar dhe fotokopjen e pashaportes;
·
3 fotografi me format
tesere;
·
Nje pulle takse me vlere prej 11.00 Euro;
·
Nje vertetim te vendbanimit;
·
Nje vertetim qe
deshmon ekzistencen e mjeteve te jeteses;
·
Nje vertetim qe
deshmon mjaftueshmerine e ketyre mjeteve per kohezgjatjen
e qendrimit dhe per kthimin ne atdhe.
·
Dokumentat e nevojshme ne lidhje me lejen e qendrimit specifike
(per turizem,per pune,per bashkim familjar etj.).
3.KARTA
E QENDRIMIT
Karta
e qendrimit
eshte dokumenti qe i lejon te huajve qendrimin ne Itali me
kohe
te
papercaktuar dhe i kerkohet drejtpersedrejti Kuestures.
Duhet vulosur
cdo 10 vjet dhe i takon qytetarit te huaj qe :
·
Qendron ligjerisht ne Itali te pakten prej 6 vjetesh dhe qe ka nje
leje qendrimi qe lejo riperteritje;
·
Eshte martuar me nje
te huaj qe ka karten e qendrimit;
·
Eshte me pak se 18
vjec dhe eshte femija i nje te huaji qe ka karte qendrimi;
·
Bashkeshorti,i mituri dhe prinderit e qytetarit italian (pra,edhe
te huajit qe ka
Perfituar nenshtetesine italiane) ose te qytetari komunitar banues ne
Itali,
me kusht qe te bashkejetojne.
DOKUMENTAT
1.KODI I
RREGJISTRIMIT FISKAL
Kodi fiskal eshte nje kod i
perbere nga shkronja dhe numra me anen e te cilit
Ministria e Financave kryen njohjen e personit. Cdo individ ka
kodin e tij personal.
Per tu pajisur me kodin fiskal, duhen paraqitur keto dokumenta:
·
Leja e qendrimit e vlefshme;
·
Fotokopja e pashaportes.
2.LETER-NJOFTIMI
Leter-njoftimi eshte nje dokument i njohjes personale qe mund te kerkohet
nga
cdo qytetar i huaj, qe ka keto karakteristika:
·
Ka nje leje qendrimi
te rregullt e konform ligjit;
·
Ka rregjistrimin ne
nje gjendje civile ne territorin italian;
·
Eshte me i madh se 15 vjec.
Per tu
pajisur me leter-njoftim eshte nevojshme paraqitja prane zyres se
gjendjes
civile te komunes ose rrethit ku eshte vendbanimi.
3.REZIDENCA
Rezidenca
eshte vendi ku nje person jeton zakonisht.
Qytetari jo
komunitar,ne moshe madore, i pajisur me leje qendrimi me
kohezgjatje
me shume se 3 muaj, ka te drejte te rregjistrohet prane zyres se gjendjes civile
te komunes ku jeton.
SHERBIMET
SHOQERORE
Sherbimet
shoqerore dhe shendetesore ne Piemonte mund te administrohen nga
Lidhjet
e Komunave,Komunat vete ose Shoqerite Shendetesore Lokale(ASL).
Kane
te drejte te kerkojne asistence shoqerore:
·
Te gjithe qytetaret e
huaj me leje qendrimi te rregullt;
·
Te huajve pa leje
qendrimi dhe apolideve(individe pa nenshtetesi) u garantohet
vetem ndihma e shpejte dhe urgjenca.
SHERBIMI
SHENDETESOR DHE ASISTENCA MJEKESORE
1.SHERBIMI
SHENDETESOR KOMBETAR
Sherbimi
Shendetesor Kombetar (S.S.N.) eshte nje bashkesi strukturash qe tutelojne
shendetin
dhe sigurojne asistencen shendetesore e te gjithe qytetareve,italiane dhe
te
huaj me leje qendrimi te rregullt,pa asnje dallim ne trajtim.
Asistenca
shendetesore i takon,pervec te rregjistruarve,edhe familjareve ne ngarkim
me
leje qendrimi te rregullt.
Per
te pasur mundesine e asistences shendetesore duhet te rregjistroheni fillimisht
ne
Sherbimin Shendetesor Kombetar.
2.ASISTENCA
MJEKESORE
Te
gjithe qytetaret kane te drejte te perfitojne asistencen e dhene nga nje mjek
i
pergjithshem.per femijet nga 0 deri ne 14 vjec parashikohet asistenca e nje
pediatri.
Ne
raste urgjence (aksidente,apo cfaredo lloj situate rreziku per jeten)
mund
te
paraqiteni prane Urgjences se spitalit ose te kerkoni nderhyrjen e mjekut duke
telefonuar ne
numrin 118, i cili funksionon 24 ore
ne dite.
Ne rast
semundjeje mund ti kerkoni mjekut te familjes kryerjen e nje vizite pa
pagese ne
shtepi. Edhe per kete sherbim mund te telefonini ne numrin falas 118.
Medikamentet
ne Itali shiten ekskluzivisht ne farmaci. Vetem mjeku i familjes,
pediatri dhe
mjeku qe kryen vizitat e specializuara mund te leshojne receta
apo
nje deklarate te shkruar sipas modeleve te caktuara (recete).
Te
gjithe te huajt e pranishem ne Itali kane te drejte te kerkojne asistencen
mjekesore
fillestare.
Te
huajt me leje te rregullt qendrimi,por jo te rregjistruar
ne Sherbimin Shendetesor
Kombetar
kane te drejte te kerkojne:
·
Sherbime spitalore
urgjente
·
Sherbime shendetesore
jo urgjente
Te
huajve pa leje qendrimi te rregullt,dmth, te huajve qe ndodhen perkohesisht ne
Itali (S.T.P.)
u garantohet asistenca mjekesore baze.
PUNESIMI
DHE SIGURIMET SHOQERORE
Statuti i te
Punesuarve ndalon diskriminimet e
bera ndaj punonjesve ne baze
gjinie,race,feje
dhe mendimi politik.
Punonjesit
mund ti drejtohen sindikatave per mbrojtjen e te drejtave te tyre.
FAMILJA
Per
femijet qe lindin ne Itali duhet te lajmerohen:
·
Zyra e Gjendjes
Civile te Komunes ku lind femija ;
·
Drejtoria e Shendetit
e spitalit apo klinikes ku lind femija.
SHKOLLA
Femijet nga 3 muaj deri ne 3 vjec mund te dergohen ne:
·
Cerdhe komunale ose
private
·
Baby parking
·
Sherbime edukative
integrative
REFUGJATET
Te huajve qe ndihen te rrezikuar nga perndjekja ne vendin e tyre per shkak
te rraces,kombesise,fese,perkatesise sociale apo politike u njihet Statuti i
Refugjatit.
TUTELA
JURIDIKE
Qytetarit pa te ardhura mund t’i sigurohet
asistenca e duhur ligjore nga instituti
i « Ndihmes me shpenzimet e
shtetit », ne baze te te cilit, shpenzimet ligjore
(dmth. kostoja e avokatit dhe e keshilltareve te tij) jane ne ngarkim te
shtetit italian.
|